Home / LAJME / Zjarri në Komunën e Zërnovcit ka shkatërruar 300 hektarë pyje
Auto-Skicë

Zjarri në Komunën e Zërnovcit ka shkatërruar 300 hektarë pyje

Auto-SkicëRreth 300 hektarë pyje ka shkatërruar zjarri në Zrnovcë i cili për 12 orë ka qenë aktiv në fshatrat Vidovishte dhe Teranci.

Zjarri është lokalizuar mbrëmë vonë nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Koçani “Osogovë”. Ekipe të tyre gjatë natës kanë qenë në terren dhe kanë ndjekur gjendjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

U lokalizua zjarri në komunën e Zërnovcit
“Nga zjarri është shkaktuar dëm i madh material. Ekipet janë në terren me qëllim që të mos vijë përsëri tek paraqitja e zjarrit në disa vende që ndodhen thellë në male dhe në bjeshkët e Plaçovicës”, deklaroi udhëheqësi i Qendrës për menaxhim me kriza në Koçani, Bllagoj Nikollov.

Sot do të analizohen aryet për zjarrin, ku sipas dëshmitarëve është shkaktuar nga njerëz të papërgjegjshëm.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë të punësuar në ndërmarrjen komunale “Vodna Kulla” dhe banorë të Komunës së Zërnovcit.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Zjarri në Komunën e Zërnovcit ka shkatërruar 300 hektarë pyje Zjarri në Komunën e Zërnovcit ka shkatërruar 300 hektarë pyjeRating: 4.8