Lamtumirë United, Pogba po transferohet të gjiganti evropian

Paul Pogba pritet t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint-Germainit në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Manchester Unitedin.

“L’Equipe” ka shkruar të mërkurën se ekipi francez është favorit për shërbimet e Pogbas pasi tashmë ka biseduar me agjentin e tij.

Oferta e PSG-së, thuhet se është dukshëm më e mirë sesa ajo e Juventusit dhe Real Madridit për mesfushorin që është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Ligue 1.

Pogba ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Unitedin dhe tashmë ka nisur negociatat me skuadrat tjera që kanë shprehur interesim për të. 28-vjeçari u rikthye te Unitedi në vitin 2016 kurse këtë sezon në 13 paraqitje në të gjitha garat ka shtatë asistime.

Lajme me shume...