Lamtumirë Unted, Ronaldo befason me klubin e ri

Ronaldo është gati të largohet nga Manchester United

Cristiano Ronaldo po përgatitet që të largohet nga Manchester United.

Kjo dëshirë e portugezit mendohet se rrjedh për shkak të pasivitetit të “Djajve të Kuqë” në merkaton verore.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ua ka bërë me dije drejtuesve se e dëshiron një skuadër konkurruese pas vetes, në mënyrë që të ndiqet rruga e trofeve.

Ish-kampionët anglezë nuk e kanë bërë asnjë transferim deri më tani. Tash për tash, të interesuar seriozisht janë vetëm për Frenkie De Jong.