Largimi i Leaos, shefi i Milanit vjen me paralajmërim të papritur!

Xhaka – Arsenal, vjen lajmi i papritur nga Anglia

Scaroni për largimin e Leaos: Milani gjithmonë ka ditur të bëjë zëvendësime të mira

Shefi i Milanit, Paolo Scaroni ka dhënë të kuptohet së Kuqezinjtë nuk do të hynë në panik nëse ata e humbasin Rafael Leao këtë verë

Sulmuesi anësor portugez është emëruar si lojtari i sezonit në Serie A, pas një kampanje në të cilën Kuqezinjtë arritën ta fitojnë titullin në fund.

Megjithatë, ai është lidhur me një largim të mundshëm gjatë verës pasi që raportet në Spanjë thonë se Leao është synim i Real Madrid.

Derisa Scaroni nuk ka dhënë siguri që Leao do të rrijë, ai ju ka sugjeruar tifozëve të Milanit që mos të shqetësohen. I pyetur podcast i GR Parlamento, ‘La Politica Nel Pallone’, nëse Leao është i pazëvendësueshëm, ai tha: Nuk punoj me transferet, nuk dëshiroj që të përfshihem”.

“Leao padyshim është një xhem i çmuar por Milan ka treguar se është e aftë për të zëvendësuar edhe ata që duken të pazëvendësuar”, ka thënë ai.

“Me kujtohet lëndimi i Simon Kjaer dhe paraqitje e Kalulu, në retrospektivë sot të gjithë jemi të lumtur që kemi zbuluar një talent të ri”.

Leao ju bashkua Milanit nga Lile më 2019 për rreth 23 milionë euro.

Por, ishte sezoni i kaluar kur ai doli në skenë, shënoi 14 gola dhe e ndihmoi Milanin ta fitojë titullin pas 11 viteve.

Raportet e fundit thonë se Leao ka ndryshuar agjentët dhe kjo do të thotë se i ka komplikuar gjërat për blerësit e mundshëm.