Largohen edhe disa refugjatë afganë nga Kosova

Ledri e lë Sarën vetëm me vajzën, ja ku ka shkuar ai

Disa refugjatë afganë janë larguar nga Kosova.

Sot janë larguar edhe disa qytetarë nga Afganistani të cilët kanë qenë të strehuar në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkruan Indeksonline.

“Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA.

Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera.

Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, tha Sveçla.