Latifi del në punë pas ndërhyrjes kirurgjike që kishte

Kosova dhe Serbia afër marrëveshjes për rrymën në veri

Pas ndërhyrjes kirurgjike që kishte Minsitri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është kthyer punës.

Minsitri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i është kthyer detyrës, pas një intervenimi kirurgjik që iu nënshtrua tetë ditë më parë.

Ai, sot është parë bashkë me ministra të tjerë në darkën që i është organizuar ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili sot ka nisur një vizitë në Kosovë.

Përveç Latifit dhe kryediplomates Donika Gërvalla, në darkën zyrtare për pritjen e ministrit turk, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shteteve përkatëse.

Më 10 qershor, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendiciti, pas një komplikimi shëndetësor që i ishte paraqitur.