Latifi: Diplomaci e Kosovës nuk quhet të vizitosh vendet që na kanë njohur prej kohësh

Disa nga liderët e shtetit tonë kanë nisur disa vizita në shtete të ndryshme.

Profesori Blerim Latifi ka kritikuar udhëheqësit e Kosovës, se po harxhojë kot paratë e shtetit dhe po mashtrojnë lidhur me suksesin në diplomaci.

“Diplomaci e Kosovës nuk quhet të vizitosh vendet që na kanë njohur prej kohësh, e me të cilat nuk ke asnjë çështje të hapur dhe ndikimi i tyre në zhbllokimin ndërkombëtar të Kosovës është i barabartë me zero. Kjo është humbje kohe, shpenzim i kotë i pareve të shtetit dhe mashtrim i vetes se po bëjmë diçka”, thotë Latifi.

“Diplomaci e Kosovës quhet ajo që ia del t’i prekë shtetet që nuk na kanë njohur, e në rend të parë pesë shtetet e Bashkimit Europian, sepse aty është shkaku i bllokimit të procesit të avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe shkaku i manovrave të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit tonë”, shtoi ai.

Shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:

Diplomaci e Kosovës nuk quhet të vizitosh vendet që na kanë njohur prej kohësh, e me të cilat nuk ke asnjë çështje të hapur dhe ndikimi i tyre në zhbllokimin ndërkombëtar të Kosovës është i barabartë me zero.

Kjo është humbje kohe, shpenzim i kotë i pareve të shtetit dhe mashtrim i vetes se po bëjmë diçka.

Diplomaci e Kosovës nuk quhet të shetitemi atyre rrugëve që na i kanë hapur të tjerët, e t’i takojmë ata miq që na i kanë kriju të tjerët, pa qenë të zotë të hapim rrugë të tjera e të krijojmë miq të rinj.

Diplomaci e Kosovës quhet ajo që ia del t’i prekë shtetet që nuk na kanë njohur, e në rend të parë pesë shtetet e Bashkimit Europian, sepse aty është shkaku i bllokimit të procesit të avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe shkaku i manovrave të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit tonë.

Por kësaj pune nuk ia themi dot, sepse jemi dembela, krejt jeta na shkon duke shiku kush po na e jep ndonjë ndihmë dhe në fund flejmë të qetë me mendimin se Amerika ka me na i kry punët, e neve na mbetet veç me vrapu me i rrëmby meritat, të cilat, pastaj, i përdorim në kacafytjet e brendshme politike për pushtet.