LDK i jep të drejtë Kurtit rreth referendumit serb në Kosovë

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj, ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Komuniteti ndërkombëtar tha se me keqardhje ka pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it janë duke zhvilluar takim me krerët shtetërorë të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

The post LDK i jep të drejtë Kurtit rreth referendumit serb në Kosovë appeared first on Albinfo.

Lajme me shume...