Gjatë pandemisë ata ishin heronjtë e vërtetë.
Mbi një mijë punonjësve shëndetësorë të cilët u angazhuan gjatë pandemisë, nuk iu është vazhduar kontrata e punës.
Për këtë Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën mbajti një konferencë për media, ku kërkoi nga ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi, që të bëjë vazhdimin e kontratave të tyre, njofton Klan Kosova.
Mantelbardhët e angazhuar gjatë valës së madhe të koronavirusit kanë paralajmëruar protestë para qeverisë gjatë ditës së hënës, ku do të kërkojnë vazhdimin e kontratave edhe më tej.