LDK me tubim të madh në Zvicër

Blinken: Putin përpiqet të “përdredhë” historinë për të justifikuar luftën në Ukrainë

Abdixhiku po qëndron për disa ditë në Zvicër.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me Ekipin Politik për Mërgatë, ka takuar sot bashkëatdhetarët në Grenchen të Zvicrës, me rastin e shënimit të 32 vjetorit të themelimit të Degës së LDK në këtë rajon.

Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se, në këtë tubim, ka takuar njerëz që kanë dhënë kontribut për LDK-në si dhe ka uruar kryetarin e degës, Ahmet Kosumin, për angazhimin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Sot, takova njerëz që kanë dhënë kontribut për LDK-në dhe Kosovën që nga ditët e para; siç dhe takova njerëz që duan ta nisin kontributin nga e para. Takova burra e gra, të rinj e të reja, që Kosovës i kanë dhënë pasurinë e saj më të madhe – i kanë dhënë mërgatën. Kryetarit të Degës Ahmet Kosumi e anëtarëve të Kryesisë i urova për angazhimin në shtëpinë tonë të përbashkët,” ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ai ka deklaruar se partia e tij po rikthehet fuqishëm në diasporë.

Entuziazmi i jashtëzakonshëm i njerëzve tanë këtu, ishte rikonfirmim i qartë i rikthimit tonë në diasporë. Në mërgatë, angazhimi ynë do të jetë shumë më i madh sepse LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët tanë në çdo hap të vetin politik. Ky është veçse fillimi.” ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.