Leart Paqarada zyrtarizohet të ekipi i ri

Shuhet ëndërra e tifozëve të Serie A, Messi nuk do t’i bashkohet këtij ekipiLeart Paqarada ndërron skuadër, por mbetet në futbollin gjerman. Leart Paqarada është bërë me skuadër disa javë pasi njoftoi largimin nga Sandhausen. Pas gjashtë viteve të kaluara në Sandhausen, Paqarada u largua nga kjo skuadër për një aventurë të re. Megjithatë reprezentuesi kosovar ka mbetur edhe më tej pjesë e futbollit gjerman, pasi i është bashkuar skuadrës së famshme gjermane St Pauli. Shuhet ëndërra e tifozëve të Serie A, Messi nuk do t’i bashkohet këtij ekipi 25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me këtë skuadër ku do të mbajë veshur fanellën deri më 30 qershor të vitit 2023. St Pauli po planifikon ta përforcojë skuadrën dhe synimi i tyre kryesor edicionin e ardhshëm është të rikthehen në Bundesliga. Në edicionin e fundit në Bundesliga 2, Paqarada zhvilloi 32 ndeshje me Sandhausenin duke shënuar një gol e duke bërë pesë asistime. Reprezentuesi kosovar llogaritet si njëri nga mbrojtësit më të mirë të majtë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Shuhet ëndërra e tifozëve të Serie A, Messi nuk do t’i bashkohet këtij ekipi Paqarada e filloi karrierën në Werder Bremen para se të kalonte te Bayer Leverkusen ku luajti për të gjitha grupmoshat. “Gjatë diskutimeve që patëm me ata që bisedova më dhanë besim dhe vlerësim shumë të madh”. “St Pauli është një klub tradicional me tifozë të jashtëzakonshëm dhe ndeshjet në këtë stadium janë fantastike”. “Unë jam i lumtur për këtë nënshkrim dhe gati për hapin e ri në karrierën time”, tha mbrojtësi kosovar në momentin e prezantimit.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !