Lëvizja e papritur, Serbia ndryshon Kushtetutën pak ditë para takimit në Bruksel


Disa ditë para fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shteti serb ka vazhduar me retorikën nacionaliste edhe pse pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e shtetit serb kanë vazhduar me deklarata që nuk janë në përputhje me rifillimin e dialogut që pritet të ndodh javën tjetër.

Së fundi, Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Maja Popoviç ka deklaruar se “Kosova do të mbetet në preambulën e Kushtetutës së Serbisë”.

Ministrja Popoviq deklaroi se ndryshimet në Kushtetutë janë një nga aktivitetet më të rëndësishme në Planin e Veprimit për Kapitullin 23, raporton b92.

Kujtojmë se Preambula e Kushtetutës aktuale të Serbisë – e miratuar në vitin 2006 – e përcakton Kosovën si “pjesë integrale të Serbisë”.

Ndërkohë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka thënë se nuk i mbështet ndryshimet e pjesshme të Kushtetutës së Serbisë, ku i gjithë legjislacioni i brendshëm duhet të harmonizohet me atë evropian, përfshirë Kapitullin 35, i cili u referohet negociatave midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovë, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pritet të takohen më 15 qershor në Bruksel.

The post Lëvizja e papritur, Serbia ndryshon Kushtetutën pak ditë para takimit në Bruksel appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...