Liberalizimi i vizave për kosovarët më afër se kurrë thonë zyrtarët e BE-së

Pas vendimit të Supremes për tarifat, ja si  do të faturohen qytetarët

Kosova është në pritje të liberalizmit të vizave.

Shampanja për festën e liberalizimit të vizave mund të kthehet sërish. Kjo pasi nga e 2016-a, këtë vit liberalizimi i vizave për kosovarët duke më afër se kurrë.

Kështu po shprehen shumë faktorë ndërkombëtar të cilët këtë lajm po ua përsërisin mjaftë shpesh kosovarëve kohëve të fundit.

Njëri nga ta, është edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Kjo çështje ka edhe një datë se kur do të diskutohet.

Bëhet fjalë për 23 qershorin, e që Kosova pritet të jetë pjesë e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje të MPJ-së franceze, e që kërkesat e tyre vazhdojnë të jenë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Më konkret se francezët në këtë drejtim, janë treguar austriakët.

Është ministrja austriake për Europën, Karoline Edtstadler, e cila ka kërkuar që t’i liberalizohen vizat Kosovës, dhe të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për një vend status në BE.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u diskutua edhe nga kancelari Scholz si dhe nga presidenti i Këshillit Europian Charles Michel pas vizitave të tyre në vendin tonë.