Librat e qyteteve shqiptare për fëmijët e diasporës

Një seri botimesh nga QBD drejt diasporës The post Librat e qyteteve shqiptare për fëmijët e diasporës appeared first on Albinfo.

Librat e qyteteve shqiptare për fëmijët e diasporës

Një libërth që përmban një botë. Botën e panjohur e të largët, ku janë rritur prindërit, gjyshërit, kushërinjtë e  afërt e të largët, me të cilët fëmijët e diasporës mund të takohen në ato pak ditë që vizitojnë Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.

Qytete që shpesh i shikojnë fluturimthi, ose ndoshta vetëm në Google Maps kanë një histori të tyre, kanë legjenda, rrëfime personazhe, ngjarje, gëlojnë nga pafundësia e informacionit.

Dhe ky informacion tashmë, në formën e një libërthi që përfshin vendet kryesore për të parë dhe gjërat për të bërë, vende historike, lagje argëtuese për t’u eksploruar, muze të lezetshëm, udhëtime ditore, harta, kënde lojërash dhe ushqime unike për t’u provuar shoqëruar me ilustrime tejet të veçanta është në duart e fëmijëve

Në kuadër të projektit “Jam Shqiptar” të Qendrës së Botimeve për Diasporën, janë parashikuar dhjetë udhërrëfyes që zbulojnë thesaret kulturore dhe historike të trojeve tona. Deri më tani janë në qarkullim udhërrëfyesit për Shkodrën, Beratin, Prishtinën, Prizrenin dhe Gjirokastrën. Ndërsa sot QBD ka publikuar online dhe botimi për Gjakovën, një tjetër qytet i mrekullueshëm që pret të lexohet dhe të zbulohet nga lexuesit e vegjël.

 

 

The post Librat e qyteteve shqiptare për fëmijët e diasporës appeared first on Albinfo.