Ligji për Zyrtarët Publikë pezullohet nga Gjykata Kushtetuese

Naim Tërnava tregon se a do falet namazi i Bajramit në xhami dhe si do të festohet këtë vit

Gjykata Kushtetuese pezullon përsëri Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë përkohshme për herë të dytë të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Me vendimin e Kushtetueses, ky Ligji do të jetë i pezulluar deri më 30 qershor 2020.

Më 8 nëntor 2019, Avokati i Popullit kishte kërkuar nga Gjykata që të vlerësojë përputhjen e disa neneve mbi çështjen e përputhshmërisë se dispozitave te Ligjit me Kushtetutën e Kosovës.

Ligji mbi Zyrtarët Publikë kishte hyrë në fuqi më 12 shtator të vitit 2019, ndërsa me vendim të Gjykatës Kushtetuese ekzekutimi i tij ishte pezulluar përkohësisht më 19 nëntor të atij viti, shkruan Telegrafi.

Masa e përkohshme për herë të parë këtij Ligji i është vazhduar deri në muajin prill të vitit 2020, ndërsa tani kjo Gjykatë për herë të dytë e vazhdoi pezullimin e ligjit.

“Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, njëzëri vendosi: I. TA VAZHDOJË masën e përkohshme të vendosur me Vendimin për masë të përkohshme në rastin KO 203/19 të datës 19 nëntor 2019, të vazhduar me Vendimin e 26 shkurtit 2020, deri më 30 qershor 2020; II. TA VAZHDOJË PEZULLIMIN e zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I”, thuhet në njoftimin e Kushtetuesës.

Ky Ligj kishte shfuqizuar Ligjin mbi Shërbimin Civil, të cilët janë paraparë disa risi siç janë emërimet në pozita të larta drejtuese, emërimet e komisioneve me mandat dhe të tjera.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !