Lista Serbe i gëzohet marrëveshjes: S’do të paguajmë retroaktivisht për rrymën e shpenzuar

Policia e Kosovës ndalon kontrabandim të pijeve alkoolike dhe mishit të bluar

Lista Serbe ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për faturimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

Lista Serbe e ka mirëpritur këtë marrëveshje duke e cilësuar me rëndësi të shumëfishtë për ekonominë dhe popullin serb.

“Duhet të theksohet se kjo marrëveshje është provë që dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe jo përdorimi i dhunës, dhe kjo marrëveshje parandalon marrjen potenciale me brutalitet të stacionit të Valaqit, rrëmbimit të sistemit tonë të energjisë dhe ndërhyrjes së furnizimit me energji të qytetarëve tanë, institucioneve edhe entiteteve ekonomike në këtë kohë të krizave dhe sfidave të mëdha”, thuhet në komunikatë.

Tutje Lista Serbe thekson se marrëveshja e sotme e pamundëson pagesën retroaktive.

“Theksojmë se do të punësohen të gjithë punëtorët e Elektrokosmetit në veri, si dhe planifikohet rekrutimi i punëtorëve të rinj në kompaninë e re, e me këtë edhe mbijetesa dhe qëndrimi në këto zona. Veçanërisht duhet theksuar se marrëveshja e sotme ka forcuar më drejtpërdrejt marrëveshjet e mëparshme nga viti 2013 dhe 2015, dhe në të njëjtën kohë ka hapur rrugën për biseda për Bashkësinë e Komunave Serbe”, thuhet tutje në reagim.