Liverpool ofron 100 milionë euro për yllin që po e kërkon Real Madrid

U largua nga Barcelona, ja ku mund të përfundojë Alves

Liverpool, dëshiron të jetë një nga klubet e mëdha në këtë treg transferimi. Pas njoftimit për nënshkrimin e Darwin Nunez, klubi anglez do të tentojë të nënshkruajë me një tjetër lojtar premtues.

Sipas ‘Mirror’, skuadra e Jurgen Klopp do të bëjë një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh për të siguruar transferimin e Jude Bellingham, mesfushorit anglez i cili kërkohet edhe nga Real Madrid, përcjell ORAinfo.

U largua nga Barcelona, ja ku mund të përfundojë Alves

Synimi i Reds është ta nënshkruajnë atë dhe ta lënë në huazim te Borussia Dortmund, të cilët janë të prirur ta mbajnë për një vit tjetër në mënyrë që të mos shpërbëjnë skuadrën pas largimit të Erling Haaland.

Bordi i Liverpool-it është gati të bëjë një propozim fantastik për të kaluar Real Madridin dhe për të siguruar nënshkrimin e Bellingham, një prej lojtarëve më të kërkuar në afatin kalimtar aktual./ORAinfo/