Llapjanit i digjet shtëpia dhe dy vetura, Bulliq i shkon në vizitë

Kuvendi nuk e voton raportin vjetor të ZRRE-së për 2020

Aksidentalisht iu djeg shtëpia dhe dy vetura, Bulliqi viziton familjen Hasani në Obrançë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot ka vizituar shtëpinë e familjes së Zeqir Hasanit nga fshati Obrançë. Asaj familje aksidentalisht i është djegur pjesa kryesore e shtëpisë, garazhat dhe dy vetura.

Ai thotë se të gjithë familjarët janë shëndosh teksa njoftoi që përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të angazhohen për t’i dalë në ndihmë familjes në fjalë.

Njoftimi i plotë:

Sot vizitova shtëpinë e familjes së Zeqir Hasanit nga fshati Obrançë, të cilës aksidentalisht i është djegur pjesa kryesore e shtëpisë, garazhat dhe dy vetura.

Falë Zotit edhe pse ishin brenda shtëpisë gjatë asaj kohe, të gjithë familjarët janë shëndosh dhe mirë dhe i shpëtuan më të keqes.

Organet e rendit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë punën e tyre, drejt zbardhjes së shkaqeve që shkaktuan zjarrin.

Përmes, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të angazhohemi për t’i dalë në ndihmë familjes në fjalë, për ta tejkaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi.

Kuvendi nuk e voton raportin vjetor të ZRRE-së për 2020

Kuvendi nuk e voton raportin vjetor të ZRRE-së për 2020

Kuvendi nuk e voton raportin vjetor të ZRRE-së për 2020

Lajme me shume...