Lojtari i njohur shqiptar në formacionin e javës në Turqi


Futbollisti shqiptar në formacionin e javës në Turqi.

Vijon momenti i shkëlqyer për Endri Çekiçin në futbollin turk.

Pas Gentian Selmanit një tjetër lojtar shqiptar është përfshirë në formacionin e yjeve në kampionatin turk, madje në elitë dhe ai është mesfushori pogradecar Endri Çekiçi, i cili ishte titullar me Ankaragucu në duelin e fundit kundër Genclerbirligi.

Pogradecari ishte protagonist te goli i dytë i skuadrës së tij, pasi topi i goditur prej tij dhe më pas i devijuar nga portieri, shkoi në këmbën e lojtarit kundërshtar që shënoi autogolin vendimtar.

Për Çekiçin ky sezon mund të shërbejë si trampolinë për t’u transferuar në një skuadër akoma në Turqi ose pse jo në një kampionat më të rëndësishëm europian.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...