Lokali në Tiranë falënderon Edi Ramën për falimentimin (FOTOT)

Masat e forta shtrënguese të marra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit kanë paralizuar dhe “infektuar” disa nga sektorët e ekonomisë shqiptare.

Më i godituri është sektori i shërbimeve dhe disa degë të industrisë që u mbyllen plotësisht. Goditje të madhe kanë marrë edhe lokalet dhe restorantet që qëndruan të mbyllura deri para një jave.

Madje njëri prej lokaleve në Tiranë thotë se ka falimentuar dhe për këtë falenderon kryeministrin Edi Rama. Në hapësirat përreth lokalit, pranari ka ngjitur disa postera me figurën e kryeministrit ku shkruhet: Faleminderit për falimentin!

Sipas ekspertëve, ky vit parashikohet të jetë një vit i vështirë për shqiptarët dhe me shumë “dhimbje ekonomike”.

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Banka Botërore bëri parashikim të zymtë për ecurinë e ekonomisë shqiptare këtë vit. Institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se ekonomia shqiptare do të bjerë si pasojë e koronavirusit me 5%. Ky është parashikimi për skenarin bazë, pasi nëse kriza zgjat në kohë, atëherë tkurrja e ekonomisë shqiptare mund të arrijë deri në 6.9%.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !