Loredana arsyeja e prishjes së Noizyt dhe Mozzikut? Dyshja heqin njëri-tjetrin nga ‘Instagrami’

Bardhi bashkon forcat me Shkurte Gashin dhe Nora Istrefin, paralajmërojnë projektin e ri

Dy rep-artistët shqiptarë Noizy dhe Mozzik para tetë muajsh sollën projektin muzikor të titulluar “Bonjour Madame” e cila numëron afro 30 milion klikime në kanalin zyrtar të ‘Youtubes’.

E dyshja shumë herë shiheshin në videot-live të njëri-tjetrit kështu që duke u cilësuar si miq nga fansat e tyre.

Ndërsa së fundmi reperet kanë fshirë njëri-tjetrin në rrjetin social ‘Instagram’.

Arsyet e kësaj nuk dihen, mirëpo në mediat përflitet se ka pasur një afrimitet në mes Noizyt dhe Loredanës pas bashkëpunimit të tyre muzikor.

Projekti i dyshes i titulluar “Heart Attack” solli këngëtaret me paraqitje mjaft atraktive dhe të afërt.