Luana Vjollca me plot emocion tregon vuajtjet dhe sakrificat e të ëmës

Me plot emocion, Luana Vjollca tregon vuajtjet dhe sakrificat e të ëmës në pjesën e radhës “A me ra”.

Ndonëse e kishte shumë të vështirë publikimin e kësaj pjese, Luana Vjollca më në fund e ka sjell “A me ra” në kuadër të “Thuaje”.

E për atë se ishte prekëse dhe shumë personale, biondja mes tjerash ka paraqitur historinë e jetës dhe përpjekjet e së ëmës – duke qenë se rriti katër vajza e vetme.

Në rrëfimin me plot emocion, këngëtarja thekson se falë të ëmës ka pasur gjithmonë dashuri dhe se rënia nuk e tremb më.

“Ajo u vetë mohua për ne! Mes greminash qëndroi e fortë për ne! Unë nuk mbaj mend të më ketë munguar diçka sepse ka patur gjithmonë shumë dashuri! Sot nuk i numëroj më hapat, rënia nuk më tremb më! Faleminderit nënë që nuk na le me ra”, shprehet Vjollca në një pjjesë të këtij rrëfimi.

“Njeriu im i jetës je ti mam. Copëz shpirti ky rrëfim…sërish shumë pak me sa shumë sakrifica ke bërë…mirënjohëse në pafundësi për ty dhe gjithë nënat shqiptare që nuk na lanë me ra”, ka thënë Luana në postimin që ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Në videoklip, 30-vjeçarja shfaqet duke ecur lirshëm në një lëndinë – bazuar në forcën dhe atë që ia ka mësuar e ëma pas çdo sfide në jetë.

Në lidhje me këtë çështje, Luana sonte do të sjellë edhe këngën e re të quajtur “A me ra”.