Lucas Digne arrin marrëveshje me klubin e ri

Digne arrin marrëveshje me Aston Villan

Mbrojtësi i krahut të majtë, francezi Lucas Digne do të largohet nga Evertoni por jo edhe nga Premier League.

Mediumet britanike të hënën kanë raportuar se Digne ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Aston Villas, të cilës pritet t’i bashkohet gjatë kësaj jave. Aston Villa ka pranuar t’i paguajë Evertonit mbi 20 milionë euro për Dignen.

Francezi po shihet si përforcim i madh te Aston Villa pasi luan në kampionatin anglez prej verës së vitit 2018.

Digne do të jetë përforcimi i dytë i Aston Villas këtë muaj pas huazimit të Philippe Coutinhos nga Barcelona.

Digne 28-vjeçar këtë sezon ka shënuar një gol në 15 ndeshje për Evertonin.

Lajme me shume...