Lufta e re e ftohtë mes SHBA dhe Kinës, kryediplomati: Ajo që duhet të bëjë SHBA…

“Vendi vuan nga koronavirusi”/ Trump luan golf në kompleksin e tij në Virxhinia

“Vendi vuan nga koronavirusi”/ Trump luan golf në kompleksin e tij në Virxhinia

Shtetet e Bashkuara duhet të ndalen së harxhuari kohë duke akuzuar Kinën, por duhet që së bashku me Pekinin të bashkojnë forcat për të mposhtur koronavirusin, deklaroi kryediplomati kinez, Wang Yi.

Kina dhe SH.B.A. janë “një hap larg nga një Luftë e re e Ftohtë”. Keshtu deklaroi ministri i Jashtëm Wang Yi, duke folur në një konferencë për shtyp pas Asamblesë parlamentare, shpjegoi se të dy vendet “nuk duhet të kenë konflikte dhe të bashkëpunojnë në një logjikë fitimprurëse dhe respekt i ndërsjellë “. Në të njëjtën kohë, ai shtoi, “SH.B.A. duhet të heqë dorë duke dashur të ndryshojë Kinën dhe ta respektojë” vullnetin e saj për të zhvilluar kombin.

Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar që prej përhapjes së koronavirusit, pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për mungesë të transparencës rreth pandemisë së koronavirusit.

Ministri i Jashtëm Wang, i bëri këto deklarata gjatë një konference për media, ku shprehu keqardhje për numrin e madh të rasteve me koronavirus në SHBA – shteti që ka regjistruar mbi 1,6 milion raste me koronavirus dhe mbi 96 mijë të vdekur.

“Fatkeqësisht, krahas koronavirusit, një virus politik po ashtu është duke u përhapur në Shtetet e Bashkuara. Ky virus politik po përdorë çdo mundësi që të sulmojë Kinën”, tha Wang.

“Disa politikanë kanë injoruar faktet më bazike dhe kanë krijuar shumë të pavërteta rreth Kinës dhe kanë ngritur shumë konspiracione. Dua të ju them atyre: Mos humbisni më shumë kohë, mos i injoroni jetët e njerëzve. Ajo që duhet të bëjë Kina dhe SHBA-ja është që të mësojnë nga njëra-tjera në luftën kundër kësaj epidemie dhe t’i ndihmojnë njëra-tjetrës që ta luftojnë atë”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, tha ministri, Kina është “e hapur” ndaj përpjekjeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të identifikuar burimin e pandemisë Covid-19. Wang Yi, megjithatë, specifikoi nevojën që hetimi të ishte “i lirë nga ndërhyrjet politike” dhe të bazohej në “motivimet shkencore”. Në këtë pikë, Wang kritikoi përpjekjet e politikanëve amerikanë për të “krijuar thashetheme” për origjinën e koronavirusit dhe për të “stigmatizuar Kinën”.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !