Luftë në kohë pandemie/ Grupet terroriste të ISIS ekzekutojnë 10 persona

ISIS vazhdon sulmet sporadike në vendet e Lindjes së Mesme. Të paktën 10 anëtarë të një grupi militantësh irakienë janë vrarë në një sulm të Shtetit Islamik. Një deklaratë të lëshuar nga Forcat e Mobilizimit Popullor të mbizotëruar nga Shiat (PMF) thuhet që vdekjet erdhën gjatë “përleshjeve të ashpra” me ISIS.

Sulmet nga grupi ISIS kanë vazhduar në pjesë të Irakut, pavarësisht se vendi pretendon fitoren ndaj këtij grupi pas humbjes së territorit të tij. Kryeministri i caktuar i vendit është zotuar t’i ndjekë përgjegjësit.

“Operacioni i kryer nga grupet kriminale terroriste paraqet një përpjekje të dëshpëruar për të shfrytëzuar situatën e rivalitetit politik që pengon formimin e qeverisë për të kryer detyrën e saj për të siguruar sigurinë e qytetarëve”, tha një deklaratë kryeministri Mustafa al-Kadhimi të shtunën.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !