“Luftë për klikime” – Noizy dhe Tayna ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin për projektet e reja që sollën në të njëjtën ditë

“Më e mira” kënga e re nga Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj

Ata publikuan projektin e ri muzikor në të njëjtën ditë e po ashtu edhe në orën e njëjtë.

Bëhet fjalë për reperen Tayna, e cila erdhi në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Mozzikun me projektin e quajtur “Pare”.

Në po atë kohë, një këngë e re është publikuar edhe nga Noizy në duet me reperen Loredana Zefi.

Këta artistë duket se po shkojnë njësoj me klikime, pavarësisht se së fundmi nuk kanë mungur me ‘thumba’ ndaj njëri-tjetrit.

Doruntina Shala publikoi një postim në InstaStory ku tregoi se kënga e tyre u rendit e 14-ta në botë.

“Çka dreqin keni?”, tha ajo.

Ndërsa në një postim pak orë më vonë, Noizy shtoi: “Mos harroni diçka. Shohim se kush është trending vendin e parë. Trending nuk blihet”.

Tayna dhe Noizy duket se nuk ruajnë raporte të mira, e në anën tjetër nuk ndiqen as në rrjete sociale.