“Luftime, të shtëna në kufi dhe afër Prishtinës”, si e anuloi kompania e njohur fluturimin drejt Kosovës

Ngjarjet e mbrëmshme në pjesën veriore të Kosovës kanë ndikuar që kompani të njohura të ajrore të anulojnë fluturimet drejt Aeroportit të Prishtinës.

Petrit Selimi në një postim në tëitter ka shkruar se Kompania Austrian Airlines e ka anuluar një fluturim drejt Kosovës për shkak të incidenteve në Veri.

“Miqtë nuk kanë mundur të vijnë mbrëmë në Prishtinë dhe Austrian Airlines përdori situatën në kufi si arsyetim. Kjo tregon çmimin që kanë këto incidente për turizmin dhe investimet” ka shkruar Selimi.

Ai ka publikuar edhe një shkrim ku një mik i tij ka treguar as kompania kishte njoftuar se nuk do të fluturojnë drejtë Prishtinës për shkak se në afërsi të Prishtinë dhe në kufirin me Serbinë ka të shtëna.