Luis de la Fuente: E kemi kthyer futbollin spanjoll aty ku i takon

Mbrëmë është mësuar edhe finalisti i parë i “EURO 2024”. Në finalen e Berlinit do të shkelë Spanja, e cila triumfoi ndaj Francës me shifrat 2-1. Pas ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente u shpreh i lumtur me kalimin në finale. “Jemi shumë të lumtur, lumturia ishte tashmë e madhe që arrita këtu, […]

Luis de la Fuente: E kemi kthyer futbollin spanjoll aty ku i takon

Mbrëmë është mësuar edhe finalisti i parë i “EURO 2024”.

Në finalen e Berlinit do të shkelë Spanja, e cila triumfoi ndaj Francës me shifrat 2-1.

Pas ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente u shpreh i lumtur me kalimin në finale.

“Jemi shumë të lumtur, lumturia ishte tashmë e madhe që arrita këtu, por tani është shumë më e madhe. Ndjej shumë krenari për këta lojtarë, ata janë të jashtëzakonshëm, dinë të luajnë dhe t’i lexojnë ndeshjet në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht De La Fuente pas ndeshjes.

“E kemi kthyer futbollin spanjoll aty ku i takon. Duhet të vlerësojmë atë që po bëjnë këta lojtarë. Duam të vazhdojmë të bëjmë histori, nuk duam të relaksohemi, duhet të qëndrojmë të përqendruar për të përballuar finalen në Berlin”.