Luis Suarez afër zyrtarizimit te klubi i ri, befason të gjithë

Maldini i thotë lamtumirë Milanit, zbulohet ekipi i ri

Luis Suarez afër kalimit në MLS – pritet të bëhet shok skuadre me Chiellini e Bale.

Luis Suarez është më afër se kurrë të arrijë një marrëveshje për kalimin në MLS.

Ylli uruguaian është pa skuadër që prej kur kontrata e tij me Altetico Madrid skadoi.

Lojtari është në kërkim të një skuadre. MLS është destinacioni më i përfolur tash e sa javë dhe së fundmi duket se ka avancime në atë drejtim.

Taylor Twellman raporton se Suarez është shumë afër kalimit te skuadra e Los Angeles FC, transmeton lajmi.net.

Suarez do të ishte goditja e tretë e madhe e kësaj skuadre, pas Giorgio Chiellini e Gareth Bale.

Uruguaiani donte një skuadër që garon në ‘Play Off’, për të mos humbur ritmin para Kupës së Botës.