Lukaku te Real Madrid? Vjen lajmi i papritur

Real Madrid dhe Barcelona në “luftë” për yllin 50 milionësh

Real Madrid, thuhet se po mendon nëse do të bëjë një transferim për sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku.

Reprezentuesi belg ka pasur vështirësi gjatë sezonit të tij të parë në Stamford Bridge, duke dështuar të përshtatet me stilin e lojës së Thomas Tuchel dhe duke kontribuar me vetëm 12 gola në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

Real Madrid dhe Barcelona në “luftë” për yllin 50 milionësh

Ndërsa të gjitha palët ka të ngjarë të jenë të hapura për një transferim gjatë verës, situata është e komplikuar nga Chelsea duke derdhur 97.5 milion £ për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, sipas Defensa Central, 28-vjeçari është në radarin e Los Blancos ndërsa ata mendojnë për alternativa ndaj Erling Braut Haaland./ORAinfo/