Lumir Abdixhiku i shkruan letër EPP-së, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE

Arta Elezaj ‘çmend’ me pozat e saj joshëse nga vetura

Abdixhiku i shkruan letër EPP-së, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se aplikimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i domosdoshëm për shtetin dhe integrimin e synuar drejt familjes euroatlantike. Ai shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbështesë këtë proces në të gjitha kapacitetet e saj politike.

Për këtë, Abdixhiku tha se është angazhuar të japë ndihmën e partisë së tij dhe i ka nisur një letër presidentit të EPP-së, ku LDK është anëtare, për të mbështetur Kosovën që të anëtarësohet në Këshill të Europës.

“Si anëtarë të EPP-së, ne do të shfrytëzojmë të gjitha kanalet komunikuese tona në këtë drejtim. Prandaj sot, menjëherë pas aplikimit zyrtar, kam nisur një letër në drejtim të Presidentit të EPP z. Donald Tusk. Në këtë letër kam kërkuar mbështetjen e parezervë të familjes sonë evropiane për aplikimin e Kosovës; mbështetje e domosdoshme në Komitetin e Ministrave e në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës – aty ku deputetët e EPP-së përbëjnë grupin më të madh politik sot”.

Abdixhiku tha se këtë mesazh do ta përcjellë edhe nga afër në Kongresin e radhës së EPP-së që do të mbahet këtë muaj në Rotterdam.

“Aty unë dhe LDK do të kemi rastin e adresimit me fjalë e të takimeve me udhëheqës shtetërorë e liderë të partive anëtare të EPP-së nga e gjithë Evropa. LDK beson se anëtarësimi ynë në Këshill të Europës forcon demokracinë tonë, siç dhe ndikon në stabilitetin rajonal për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Abdixhiku.