Macron: Njerëzit që shpërndajnë lajme të rreme në internet duhet të vihen para drejtësisë

Presidenti i Francës, Emmanul Macron ka thënë se njerëzit që shpërndajnë lajme të rreme përmes internetit, do të duhej të jepnin përgjegjësi dhe të vihen para drejtësisë.

Gjatë një fjalimi të mbajtur të martën në Paris, Macron paralajmëroi se po rrezikohet demokracia me dezinformata dhe lajme të rreme që po shpërndahen nëpërmjet internetit, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Madje ai ka propozuar që ligji i ri do të duhej t’i mundësonte platformave digjitale, influencuesve dhe njerëzve tjerë që tërheqin vëmendje të jenë përgjegjës nëse veprojnë në kundërshtim me ligjin. / arbresh.info

Lajme me shume...