Macron Ukrainës

Ukraina po synon të jetë pjesë e BE-së.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se ndoshta do të duhen disa dekada që Ukraina të bëhet pjesë e Unionit Europian me të drejta të plota.

Megjithatë, Macron deklaron se Ukraina është tashmë një anëtare e familjes europiane për shkak të luftës dhe guximit të treguar gjatë këtyre ditëve të luftimeve.

Macron gjithashtu i tha Parlamentit Evropian se shpreson që BE të ecë përpara në pranimin e Ukrainës, ndërkohë që ajo ka plotësuar pyetësorin e dytë si pjesë e procesit të aplikimit në BE.