Majk e Gjiko “thumbojnë” estradën për blerjen e klikimeve

Ata konsiderohen si dy rep-artistët më të njohur në vend.

Fjala është për Majk e Gjiko ku siç duket kanë bashkuar forcat dhe kanë finalizuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net

Dyshja kanë paralajmëruar bashkëpunimin e ri përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Ndërsa së fundmi ata kanë ironizuar estradën me anë të një video në Instagram.

Ironizmin dyshja e ka bërë përmes një video ku me humor flasin për blerjen e ndjekësve dhe klikimeve.

“Hajde Aksham pazar”, ishte mbishkrimi i reperëve.