Playmakeri i Milanit, Daniel Maldini është afër një transferimi huazues te Spezia, aq sa është larguar nga kampi stërvitor i ekipit në Austri.
Di Marzio raporton në faqen e tij të internetit se në fund të seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm që kuqezinjtë patën në Villach, Daniel Maldini, përcjell ORAinfo.
Ai u tha lamtumirë bashkëlojtarëve të tij përpara një lëvizjeje te Spezia.
20-vjeçari do t’i bashkohet atyre në një huazim për një sezon, me shpresën për të marrë më shumë kohë për të rritur zhvillimin e tij. /ORAinfo/