Mali i Zi e Çekia: Sezoni turistik nis në muajin korrik

Skenar të tipit “Vdekja e Stalinit”, Boris Johnson tregon të pathënat e trajtimit intensiv në spital

Skenar të tipit “Vdekja e Stalinit”, Boris Johnson tregon të pathënat e trajtimit intensiv në spital

Përfaqësuesit e turizmit në Mal të Zi nuk e përjashtojnë mundësinë që në fillim të korrikut të nisë sezoni turistik me vizitorë nga rajoni, megjithëse nuk kanë paraqitur ndonjë plan kohor për hapjen e mundshme të sezonit pas pandemisë së koronavirusit.

Ata paralajmërojnë lehtësira për pronarët e plazheve dhe të objekteve si dhe mbrojtje të përshtatshme për vizitorët. Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka beson se edhe sivjet do të ketë sezon turistik.

“Shpresoj dhe besoj se edhe sivjet do të kemi sezon turistike. Nisem nga fakti se ne kemi pas 70-80% të mysafirëve nga rajoni. Edhe pse nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga situata në rajon, megjithatë duke u bazuar në situatën aktuale ne mund të hyjmë direkt në vrullin e sezonit turistik në korrik dhe gusht”, tha Gjeka per VOA.

Në bregdetin e Ulqinit po mendohet për qasje të ndryshme në ruajtjen e distancës mes pushuesve. Komuna e Ulqinit është ndër vendet me resurse të veçanta turistike në Mal të Zi, e cila falë kësaj pasurie edhe mbijeton ekonomikisht.

Ministri i Jashtëm çek Tomash Petricek ka treguar gjithashtu se si parashikon të lejojë çekët për të udhëtuar sërish pa ndalesa. Nga muaji korrik ai tha se dëshiron që të gjithë kufijtë të jenë të hapur me katër vendet fqinje: Austrinë, Gjermaninë, Poloninë dhe Sllovakinë.

Ministri shtoi se parashikon udhëtim pa ndalesa në muajin korrik edhe në vendet që kanë menaxhuar mirë pandeminë me koronavirus. Ndalesa e vënë nga Republika Çeke udhëtimit, me qëllim luftën ndaj koronavirusit, u hoqën muajin e kaluar.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !