Manchester City e merr vendimin final për Aro Muriçin

Milan po nënshkruan me një super sulmues

City e merr vendimin final për Aro Muriçin.

Manchester City e ka marrë vendimin final për Arijanet Muriçin.

Përfaqësuesi kosovar është huazuar vazhdimisht në vitet e fundit në liga të ndryshme.

Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme që kampioni i ri anglez të bindet për ta rikthyer në “Etihad Stadium” futbollistin e lindur dhe të rritur në Zvicër, shkruan Gazeta Express.

Në sezonet e fundit, portieri shqiptar nga Mali i Zi ishte huazuar në ekipet si NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II dhe Adana Demirspor, ku e kaloi edicionin që sapo përfundoi.

E tash, portali britanik “mancitysquare” raporton se “Citizens” kanë vendosur që përfundimisht ta shesin 23 vjeçarin, njëjtë si disa futbollistë të tjerë, për të nxjerrë sadopak para nga shitja e tyre, për të bërë përforcime të reja.

Muriç nuk e ka bindur më trajnerin Pep Guardiola dhe spanjolli ka hequr përfundimisht dorë nga gjiganti i portës.

Mbetet të shihet se cili klub do ta blejë kartonin e portierit të Kosovës.