Maqedonia e Veriut heq kufizimet, ja vendimi për hapjen e kufijve, bareve, restoranteve dhe hoteleve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim të heqë orën policore duke filluar prej nesër, më datën 27 05 2020. Kafenetë dhe restorantet hapen nga 28.05.2020 por ditëve ne vijim do te caktohen edhe protokollet përkatëse. Ndërsa për kufijtë qeveria nuk ka diskutuar sot.

Vendimet e Qeverisë:

Qeveria sot vendosi për ndërprerje të plotë të Vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut!

Vendimi hynë në fuqi nga data 27.05.2020

Gjithashtu Qeveria sot mori vendim për rifillimin me punë të objekteve hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendosjen e protokolleve të duhura për punën e tyre.

Vendimi hynë në fuqi nga data 28.05.2020

Qeveria angazhoi ministrinë e shëndetësisë që të pregatitë protokolle adekuate të qarta dhe precize për hapjen e kufijve ndërshtetëror nga data 1 qershor 2020!

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !