Maqedonia e Veriut masa të reja kufizuese për frenimin e Covid-19

Maqedonia e Veriut pritet të aplikojë masa të reja kufizuese pas rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë maqedonase të Shëndetësisë të hënën janë regjistruar 12 viktima, 161 të infektuar dhe 154 të shëruar nga 771 teste të realizuara në 24 orët e fundit.

Ministria ka propozuar si masë fillestare mbylljen e lokaleve dhe restoranteve pas orës 23:00, reduktimin e pasagjerëve në transportin publik, orar të ri për punonjësit e administratës, duke këshilluar aplikimin e dy turneve në punë apo punë online për kategori të caktuara.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret frenimin e epidemisë nga këto masa dhe ato që janë në fuqi për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe ndalimin e lëvizjes së më shumë personave pas orës 22:00.

“Nëse këto masa nuk japin rezultate, atëherë hapi i ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes dhe vendosja e orës policore”, deklaroi Filipçe.

Masat e reja të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë duhet të kalojnë në qeveri dhe disa prej tyre edhe në kuvend.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut me Covis-19 janë diagnostikuar 23,788 persona.

The post Maqedonia e Veriut masa të reja kufizuese për frenimin e Covid-19 appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !