Marcelo befason me klubin e ri!

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin nga kryeqyteti i Spanjës.

Ende nuk dihet nëse braziliani do ta vazhdojë qëndrimin në Madridi apo do të largohet.

“AS” shkruan se Fluminense, Botafogo dhe Palmeiras kanë shprehur interesim për 33-vjeçarin, të cilin po synojnë ta marrin si lojtarë të lirë.

Ndërkaq, interesim për Marcelon ka shfaqur edhe Trabzonspori, por braziliani nuk po mendon kalimin në futbollin turk.

Lajme me shume...