Marcelo pritet të zbres në ‘San Siro’, Milan i bën ofertë zyrtare

Mungon vetëm zyrtarizimi, Lukaku rikthehet te Interi

Pasi mbylli aventurën e tij prej 15 vjetëve te Real Madridi, Marcelo mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas “AS”, Milani tashmë ia ka bërë ofertën e parë dhe zyrtare mbrojtësit brazilian.

Klubi italian thuhet se ia ka ofruar Marcelos një pagë vjetore prej tre milionë eurosh, derisa detaje të tjera ende nuk janë zbuluar.

34-vjeçari në “San Siro” mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Madridin skadon zyrtarisht më 30 qershor.

Mungon vetëm zyrtarizimi, Lukaku rikthehet te Interi

Më herët është raportuar se Marcelo dëshiron te transferohet te një skuadër që merr pjesë në Ligën e Kampionëve. Dhe, “Rossonerët” në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e kësaj gare, pasi në sezonin 2021/22 e fituan titullin e kampionit në Serie A.

Për i sh-futbollistin e Fluminenses interesim ka shprehur edhe Fenerbahçe.