Marrëveshja gati: PSG dhe Juventus po e bëjnë shkëmbimin e madh


Dybala tek PSG, ylli parizien në Torino, vendimi tashmë ka arritur.

Në mesin e shumë spekulimeve të javëve të fundit duket se ka diçka të vërtetë në lajmin që Mauro Icardi dhe Paulo Dybala mund të shkëmbehen me njëri tjetrin gjatë kësaj vere.

Kjo pasi siç raporton L’Equipe, skuadra franceze është e dëshpëruar për shitjen e sulmuesit 27 vjeçar dhe tashmë emri i Dybalas duket shumë i pëlqyer nga Pochettino.

Kjo ide duket shumë e pëlqyer edhe nga Zonja e Vjetër e cila është në kërkim të një sulmuesi të mirëfilltë dhe Icardi i plotëson këto kritere.

Edhe çmimi i të dy futbollistëve është pothuajse i njëjtë kështu që nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi kokë më kokë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...