Marrëveshje e re Turqi-Kosovë! Nga 28, 42 fluturime në javë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Aliu ka njoftuar në Facebook se përmes kësaj marrëveshjeje tanimë është rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë fluturime në javë, në dyzet e dy sosh, “e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë”.

Tutje ministri Aliu ka thënë se kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave.

Ndryshe, ministri Cavusoglu ka mbajtur takime ndaras me krerët me të lartë të shtetit të Kosovës.

The post Marrëveshje e re Turqi-Kosovë! Nga 28, 42 fluturime në javë appeared first on Albinfo.