Martohet Ronela Hajati?

Roberti pasi konfirmoi lidhjen ia ndalon këtë gjë të dashurës së re

Ronela Hajati është këngëtarja që befason shpesh ndjekësit e saj me postimet e saj.

Pas pjesëmarrjes në ‘Eurovision”, ajo është përqëndruar tek vera duke sjellë këngë të reja.

Së fundi ajo ka nisur xhirimet e klipit të ri, ku duket se do të ketë edhe dasëm të inskenuar.

Ajo ka ndarë video në ‘Instagramin’ e saj nga kjo skenë e videoklipit teksa po xhirohet.

“Dasëm sot, do martohem”, dëgjohet të thotë Ronela në video.

Ajo çfarë ra shumë në sy ishte se Ronela dhe të ftuarit ishin të veshur të gjithë me të zeza.