Mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri shtyhet për 2 tetor


Shtyhet për 2 tetor mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur, se për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, është shtyrë mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e paraparë të mbahej këtë të premte.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se mbledhja do të mbahet më 2 tetor.

Postimi i plotë:

Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor.

E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes.

Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...