Mbyllet ndeshja dramatike mes Fiorentinës dhe Milanit

Xavi debuton me fitore të vështirë te Barcelona

Shtatë gola dhe spektakël në ‘Artemio Franchi’ – Ibrahimovic nuk mjafton, Milani pëson humbjen e parë këtë sezon nga Fiorentina.

Fiorentina ia ka shkaktuar humbjen e parë Milanit në kuadër të javës së 13-të në Serie A, duke e mposhtur me rezultat 4-3.

Një ndeshje interesante dhe me shumë raste shënimi doli të kjo në ‘Artemio Franchi’.

Një gabim i madh i Ciprian Tatarusanut solli golin e parë në ndeshje, kur Alfred Duncan përfitoi nga gabimi për të shënuar për 1-0 në minutën e 15-të.

Rastet tjera nuk munguan, por goli i dytë në pjesën e parë erdhi krejt në fund.

Riccardo Saponara me një gjuajtje shumë të bukur shënoi për 2-0.

Pjesa e dytë solli edhe katër gola të tjerë, ndërsa ishte në regjinë e dyshes ballkanase, Zlatan Ibrahimovic e Dusan Vlahovic.

Pikërisht ky i fundit qoi rezultatin në 3-0 në minutën e 60-të, pasi mori një pasim të bukur nga Duncan.

Në minutën e 62-të, ishte momenti i Ibrahimovic, i cili shënoi një gol të bukur nga brenda zonës me një gjuajtje të fuqishme (3-1).

Pas pesë minutash u hap ndeshje, kur asistimin e Theo Hernandes e ktheu në gol Ibrahimovic për 3-2.

Kur pritej që Milani të merrte një pikë, në skenë doli edhe një herë Vlahovic që shënoi për 4-2 në minutën e 86-të.

Kuqezinjtë shënuan edhe një herë në fund me Lorenzo Venutin, që shënoi autogol, pas një goditje të ibrahimovic (4-3).

Milani mori humbjen e parë të sezonit, ku me 32 pikë mban vendin e dytë, ndërsa Fiorentina me 21 pikë, ngjitet në vendin e gjashtë.

Lajme me shume...