“Me 27 makina gjithë ditën kemi pastruar borë”, nënkryetari i Prishtinës u përgjigjet kritikave

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka publikuar disa fotografi të rrugëve të kryeqytetit teksa ka thënë se gjithë ditën kanë qenë në terren.

Zogaj tha se kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 makina për të pastruar rrugët nga bora.

Ai ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë ditës kemi qenë dhe jemi në terren! Kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 makina për të pastruar rrugët nga bora. Ju lusim për kujdes të shtuar në trafik. #Prishtina

Lajme me shume...