“Më 31 tetor kalova natën me Redjan Rrajën”, Kejvina Kthella dëshmon para prokurorisë: “Komunikonim vazhdimisht”

SPAK ka në dorë dosjet e hetimeve mbi atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Së fundmi, është zbardhur dëshmia e modeles së njohur Kejvina Kthella.

Ajo disa muaj më parë u komentua në media mbi një lidhje të mundshme me Redjan Rrajën, një nga personat që akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit.

Kejvina ka dëshmuar se më 31 tetor 2019 ka kaluar natën në shtëpinë e Rrajës dhe më pas kanë komunikuar me telefon. Ajo është shprehur se më datë 1, Rraja i kishte thënë se do shkonte në Durrës me disa miq të tij.

“… Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.

Ishin duke pirë diçka me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon, Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit.

Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019 kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjeshtë kemi bërë bisedë normale. Unë komunikoj nëpërmjet telefonit tim, me numër 06924 XXXXX, Redjani disponon numrin e telefonit 06920 XXXXX”, ka dëshmuar Kejvina.

The post “Më 31 tetor kalova natën me Redjan Rrajën”, Kejvina Kthella dëshmon para prokurorisë: “Komunikonim vazhdimisht” appeared first on Zonë E Lirë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !