Me një minutë heshtje nis seanca e jashtëzakonshme

“Askush askujt nuk po ia cenon të drejtën e votës”, Kurti paraqet rezolutën para deputetëve

Seanca e jashtëzakonshme nis me një minut heshtje në përkujtim të Masakrës së Reçakut

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka kërkuar deputetëve të Parlamentit të Kosovës që ta nisin senacën me një minut heshtje në shenjë nderimi për Masakrën e Reçakut në 23-vjetorin e saj, shkruan Gazeta Metro.

Sot është 23-vjetori i masakrës së Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë të pafajshëm ishin vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një senacë të jashtëzakonshme me kërkesën e Kryemnistrit të Kosovës, Albin Kurti, për temën e referendumit të Serbisë

Lajme me shume...