Mediumi serb thotë se Lajçak dhe Escobar duan ta bindin Vuçiqin për takim me Kurtin para prillit

Elvana Gjata feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite ka mbushur

Gazeta “Danas”: Lajçak dhe Escobar duan ta bindin Vuçiqin për takim me Kurtin para prillit.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar nuk dhanë mesazhe të paparashikuara në vizitën në Beograd, ku u takuan me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Por, përveç kërkesës së përsëritur për rifillimin e dialogut, dy diplomatët do të përpiqen ta bindin Vuçiqin që të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti para zgjedhjeve në Serbi. Escobar dhe Lajçak po punojnë që takimi të zhvillohet në shkurt ose në fillim të marsit, raporton gazeta serbe, Danas duke u thirrur në një burim nga qarqet diplomatike.

Siç raporton ky medium, Lajçak dhe Escobar do të përpiqen gjithashtu ta formojnë mekanizmin e paraparë me Marrëveshjen e Brukselit lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Është ky moment i ri që lidhet më shumë me të dërguarin amerikan Escobar. Kjo ka të bëjë me sanksionet ndaj politikanëve dhe biznesmenëve nga veriu i Kosovës, të cilët janë shtylla kurrizore e Listës Serbe. Pra, duhet të arrihet një marrëveshje për këtë: nëse ata marrin pjesë apo jo në zgjedhje. Mendoj se rekomandimi do të jetë që të mos jenë më në zgjedhje, as në lista në Serbi, e sidomos nëse ka zgjedhje të parakohshme në Kosovë”, citon kjo gazetë burimin e saj.

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë -Serbi kanë mbërritur dje në Beograd pas një vizite treditore në Kosovë.

Emisarët Escobar dhe Lajçak u takuan në Prishtinë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin Albin Kurti. I dërguari special i SHBA-së, Escobar, pas takimit me kryeministrin Kurti ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.